Lajme

Nura takon djaloshin që ndihmoi me lopatë gjatë vërshimeve, e shpërblen me 1,000 euro

Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 22 February 2023

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka takuar djaloshin e quajtir Donart Murati, i cili u bë viral me lopatën e tij, duke u përpjekur që të ndihmojë të tjerët, gjatë vërshimeve shkatërruese që kapluan rajonin e Skenderajt, javë më parë.

Nura e shpërbleu djaloshin me 1,000 euro, si dhe me një mirënjohje.

“E njihni Donartin? Djaloshi hero me lopatë në dorë që po përpiqej pas vërshimeve të pastrojë rrëmujën e krijuar nga fatkeqësia natyrore, për t’u bërë inspirim i ynë dhe frymëzim i shembullit pozitiv se, pas gjithë asaj çfarë na ndodhi, ne bashkërisht do të RINGRIHEMI!”, shkroi Nura në Facebook.

-Advertisement-

Një fotografi e djaloshit duke ndihmuar, po ashtu është vënë në hapësirat e zyrës së kryetarit Nura.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera