Lajme

Numri 10 i AAK-së në Deçan: Me ne rinia e Kosovës ka të ardhme të sigurt, këto janë tre arsyet pse duhet të na besoni

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 19 January 2025

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri i cili garon në zgjedhjet e 9 shkurtit me numrin 10, ka publikuar pamje nga tubimi i kësaj partie në Deçan.

Tahiri është shprehur i emocionuar me pjesëmarrjen e madhe të rinisë në këtë tubim dhe ka thënë se me AAK-në rinia e Kosovës ka një të ardhme të sigurt.

Ai ka thënë se është në Deçan për të dërguar tre porosi, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Me ne Rinia e Kosovës ka të ardhme të sigurte Sot, në këtë tubim madhështor të Degës së Aleancës në Deçan, me një rini të mrekullueshme, nuk jam për t’iu treguar se sa i mirë, sa udhëheqës i fortë, e sa i devotshëm është, Ramush Haradinaj. Sepse, ju e dini më mirë, është njeriu dhe vëllai i juaj.  Jam këtu në Deçan, nga vendi ku rinia e këtij qyteti ka luftuar për liri në kohë të vështira, një rini e cila ka një angazhim të madh profesional, për të çuar tri porosi rinisë së Kosovës dhe për të kërkuar besimin tuaj: E para, pse AAK-ja me koalicionin e vetë, me kryeministrin e ardhshëm, Ramush Haradinaj, del faqebardhë para qytetarëve të Kosovës. Sepse, në çdo përgjegjësi që e kemi pasur, si në nivelin qendror – dy herë kur ka qenë kryeministër, Ramush Hardinaj, edhe në kohën kur ka qenë lider i opozitës dhe në të gjitha përgjegjësitë që i kemi në komuna, në asnjë moment, askujt si kemi bërë dëm”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa kandidatit për deputet ka thënë se vendimet e Ramush Hradinajt si kryeministër do të jetojnë aq sa do të jetojë edhe shteti i Kosovës, vendimi i ndaljes së projektit që rrezikonte shkëmbimin e territoreve.

“Me vendimet që i ka marrë kryeministri Ramush Haradinaj, pra vendimet e tij do të jetojnë aq sa jeton shteti i Kosovë. Do të jetojë më Ushtrinë, me pavarësinë energjetike, me mundësitë që ia kemi krijuar vendit, me taksën 100% dhe me ndaljen e projektit më të rrezikshëm për Kosovës – shkëmbimin e territoreve. Nuk ka qenë e lehtë për ta bërë këtë. I dalim faqebardhë secilit qytetarë, për shkak se kurrë Ramush Haradinaj nuk ka bërë dallim, të gjitha investimet komunale që sot i gëzojnë qytetarët që udhëhiqen nga komunat tjera, kanë qenë të miratuara në qeverinë e Ramush Hardinajt” shkruan Tahiri.

Ai na porosinë e dytë ka dhënë arsyet se pse Ramush Haradinaj dhe numri 137 është e ardhmja për Kosovëën/

“Çështja e dytë, lidhet me atë që është më e rëndësishmja sot – pse kryeministri ynë është ndryshimi dhe e ardhmja e sigurt? Sepse, në numrin 137 janë gratë dhe burrat më të devotshëm që ka ky vend. Prej numrit 1 deri në 110 janë gra dhe burra të dëshmuara në detyrën e vetë, në punën e vetë në secilin funksion që kanë pasur, mirëpo edhe në familjen e vetë. Janë njerëz që besimin e trajtojnë si të shenjtë”, ka deklaruar shefi i GP të AAK-së në Kuvendin e Kosovës.

Për fund ai ka ndarë me rininë edhe cështjen e tretë se pse duhet ti jepet besimi subjektit politik me të cilin ai garon e pjesë e të cilit është për vite me radhë.

“Çështja e tretë, pse rinia e Kosovës duhet t’i besojë AAK dhe Ramush Haradinaj? Për shkak se numri 137 – programi ynë zgjedhor, është garancia që secili i ri dhe secila e re do të gjejë një të ardhme të sigurtë në këtë vend, pa u ndjerë të diskriminuar. Programet tona janë konkrete dhe do të kthejnë besimin në shtet, sovranitet dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë”, pëfundon Tahiri./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera