Lajme

Numër i lartë vdekjesh në dy ditë radhazi/ Situata e Covid-19 në Rusi

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 29 May 2020

Rusia regjistroi një rritje rekord të rasteve fatale që lidhen me koronavirusin e ri (COVID-10) të premten, ku 232 vdekje u regjistruan në vend, duke rritur numrin e vdekjeve në 4.374

Numri i lartë i vdekjeve u regjistrua për të dytën ditë radhazi, sipas të dhënave të publikuara nga ekipi i urgjencës së vendit i ngritur për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

Sipas kryebashkiakut të Moskës, Sergey Sobyanin, i cili gjithashtu është nënkryetar i grupit të punës, rritja e vdekjeve lidhet me rritjen e pacientëve që vuajnë nga simptoma më të rënda. Shumica e pacientëve me koronavirus me simptoma të buta deri në mesatare janë trajtuar me sukses dhe janë liruar nga spitali, duke rezultuar në një shumicë të madhe që janë nën mbikëqyrjen mjekësore janë ata në gjendje relativisht të rëndë, tha ai.

-Advertisement-

Shumë pacientë me gjendje kritike janë grumbulluar në spitale, ku normat e vdekjes në mes tyre natyrisht janë më të larta, tha ai.

Sobyanin mohoi pretendimet se autoritetet kanë keqpërdorur numrin e vdekjeve, duke nënvizuar se çdo vdekje është ekzaminuar në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe se të dhënat janë të hapura.

Ndërkohë, 8.572 njerëz rezultuan pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Rusi, duke e çuar shifrën në 387.623. Gjatë së njëjtës periudhë, 8.264 persona u shëruan nga virusi duke rritur në 159,257 numrin e të shëruarve.

Të martën, qeveria e Rusisë tha se përhapja e pandemisë kishte arritur një nivel “të qëndrueshëm” dhe të kontrolluar dhe filloi të heqë kufizimet në lidhje me COVID-19. Ndërkohë, ndalimi i hyrjes për të huajt në vend mbetet në fuqi, dhe udhëtimi ndërkombëtar ajror dhe hekurudhor gjithashtu do të jetë i ndaluar.

Dy zyrtarë të lartë rusë janë duke u trajtuar për koronavirusin, ndërsa katër të tjerë janë shëruar. Pandemia ka marrë më shumë se 360,000 jetë në mbarë botën, që nga shfaqja e saj në Kinë dhjetorin e kaluar. SHBA, Brazili dhe Rusia aktualisht janë vendet më të goditura në botë.

Rreth 5.8 milionë raste janë raportuar në të gjithë botën. Deri më tani janë shëruar rreth 2.4 milionë njerëz, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins në SHBA.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera