Ekonomi

Nuk do të ketë më falje të borxheve

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 28 February 2018

“Falja e borxheve pa efekt, pasi që ato vetëm po rriten”, ka thënë Fatmir Gashi, zëvëndësministër nga Ministria e Financave, në konferencën “Efektet e ligjit për faljen e borxheve” të organizuar nga Instituti GAP.

Ai njoftoi se nuk do të ketë më falje, pasi që kjo falje nuk i ka diciplinuar qytetarët e as ndërmarrjet publike.

“Kjo rritje e borxheve na ka shqetësuar shumë dhe do të jepet lista në web faqen e ATK-së për të gjithë obliguesit tatimor që nuk i paguajnë tatimet, le ta shohin të gjithë se kush janë ata dhe ATK ka shumë mundësi t’i bllokojë krejt kompanitë ”

-Advertisement-

Nora Jusufi, Hulumtuese nga Instituti GAP, kërkoi nga Ministria e Financave që t’i publikojë të dhënat e detajuara për procesin e shlyerjes së borxheve, shkruan Infokusi.

Sipas analizave të bëra nga Instituti GAP, nga ky ligj i faljes së borxheve më shumë kanë përfituar familjet që kanë të ardhura më të larta ekonomike.

“Qeverisë së Kosovës i rekomandojmë që të falë me automatizëm borxhet që kanë familjet nën skemën e asistencës sociale ndaj institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike”, ka thënë Jusufi.

Ndërkaq, zëvendësministri Gashi tha se do të bëhen analiza dhe do të dalin me një qëndrim se në çfarë mënyre do t’i ndihmojë familjet me të ardhura mujore prej 170 euro.

Mangësitë në shënimin e saktë se kush ka përfituar e kush jo nga falja e borgjeve janë si pasojë e mos raportimit të ndërmarrjeve publike sipas Gashit.

Ndërsa Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm nga Zyra Kombëtare e Auditimit  vlerëson se si pasojë e mos raportimit të listave të faljes së borxheve nga komunat dhe ndërmarrjet publike, janë paraqitur shumë telashe.

Ligji për faljen e borxheve hyri në fuqi në shtator të vitit 2015 deri në shtator të vitit 2017, ku mundësoi faljen e borxheve për qytetarët dhe bizneset ndaj institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike deri në vitin 2008./infokusi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera