Sport

Nuk po ia don në Itali, Vedat Muriqi pritet të transferohet në Angli

Autori: Gazeta inFokus 22:21 | 10 January 2022

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk po arrinë assesi të ambientohet te skuadra e Lazios, shkruan Gazeta inFokus.

Prej transferimit të tij nga Fenerbahce, ai nuk ka arritur ta dëshmoj veten në Serie A.

Kësisoj largimi i tij nga Lazio është shumë i mundshëm në këtë afat kalimtar të janarit.

-Advertisement-

Madje raportohet se sulmuesi prizrenas mund të kaloj në Premierligë, pasi Leeds United dhe Hull City kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Këto dy ekipe angleze dëshirojnë huazimin e shtatlartit kosovar, kurse Lazio nuk pranon gjë tjetër përpos shitjes, pasi pagoi 20 milionë euro kur e transferoi nga Fenerbahce./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera