Sport

Nuk ndalet Man City

Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 21 October 2017

Manchester City e ka mposhtur 3:0 Burnleyn në “Etihad Stadium”.

Manchester City i Pep Guardiolas ka vazhduar me formën e mirë në Premierligë.

Në xhiron e nëntë, Cityzens triumfuan 3:0 në shtëpi kundër Burnley, në një ndeshje të veçantë për Sergio Agueron që realizoi golin e parë në këtë ndeshje dhe të 177’tin me fanellën e Cityt, duke barazuar legjendën Eric Brook në listën e golashënuesve më të mirë në histori të klubit.

-Advertisement-

Dy golat tjerë për ekipin e Guardiolas i shënuan Nicolas Otamendi, në minutën e 73’të dhe Leroy Sane, në minutën e 75’të.

Pas kësaj fitore, City ka shkuar në kuotën e 25 pikëve, pesë më shumë se përcjellësi më i afërt Manchester United, që humbi 2:1 nga Huddersfield Town.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera