Sport

“Nuk ndalemi me kaq”, Rice zbulon “recetën” e suksesit ndaj Cityt

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 07 August 2023

Declan Rice debutoi zyrtarisht si titullar me Arsenalin në finalen e Superkupës së Anglisë. Arsenali iu fal penalltive për të thyer Manchester City dhe për ta nisur sezonin e ri me trofe.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, por djemtë e Mikel Artetës u treguan më të saktë nga pika e bardhë.

Mesfushori anglez, për shërbimet e të cilit drejtuesit e klubit londinez paguan 116.6 mln euro në arkat e West Hamit, nuk e fshehu gëzimin e tij për këtë sukses.

-Advertisement-

“Jam i ekzaltuar, po dridhem nga emocionet, jam realisht shumë i lumtur. Kur përballesh me Manchester Cityn duhet të kesh durim, pasi kundër tyre zhvillon disa mini-ndeshje brenda ndeshjes.

Trajneri na kishte paralajmëruar për rreziqet që do të na vinin prej tyre. Jam përmirësuar shumë në tri javët e fundit, e ndjej. Po mësoj gjëra të reja, po rritem falë kërkesave të trajnerit.

Arsenali? Jam i sigurt se mund të realizojmë çdo objektiv këtë sezon. Mjafton që të qëndrojmë të fokusuar dhe të mos humbim përqendrimin”, deklaroi mesfushori me tipare mbrojtëse.

Etiketa:
Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy