Nuk miratohet amandamenti për ndërtimin e Akademisë Ushtarake në Aqarevë
Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 17 December 2021
Amandamenti për ndërtimin e Akademisë Ushtarake në Aqarevë, ka ngjallur debat në Kuvendin e Kosovës. Ky propozim i Partisë Demokratike të Kosovës, nuk ka marrë përkrahjen e shumicës dhe për këtë deputetja Ganimete Musliu ka deklaruar se kjo dëshmon se kush po mbron vlerat e luftës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar se ky amandament nuk ka marrë përkrahjen e mjaftueshme për miratim.
“Me 12 vota për, me 54 vota kundër dhe me 5 abstenime, Kuvendi nuk e miratoi amendamentin 42”, ka thënë Konjufca.
Për këtë ka reaguar, deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu e cila tha se kryeministri do të duhej të kërkonte votat e LVV-së për miratimin e këtij amandamenti.
“Shpreh keqardhje për amendamentin i cili nuk kaloj dhe kishte të bëjë me ndërtimin e akademisë ushtarake të UÇK-së në Aqarevë. Kam pritur që në këtë seancë të paktën kryeministri do të reflektonte dhe do të kërkonte nga deputetët e LVV-së që ky projekt të kalonte sepse nuk ishte një shumë e madhe e cila do ta prishte strukturën e buxhetit të Kosovës. Por, megjithatë këtu shihet se kush vërtetë me vepër punon për mbrojtjen e vlerave të luftës dhe kush është kundër tyre”, ka deklaruar Musliu.
Ajo u shpreh e bindur se as amandamentet tjera të propozuara nga ajo nuk do të miratohen, meqë këto nuk po gjejnë mbështetje nga shumica. Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
“Veçse deputete akuza të tilla mendoj se janë të tepërta. Se mbrojtja e vlerave të luftës është që 22 vjet. Musliu: Edhe unë thash nuk e kemi bërë që 22 vjet, hajde të reflektojmë se sot e kemi momentin kur atje po gjykohet lufta e pastër e UÇK-së. Atëherë që akuza të jetë parimore duhet të jetë 22 vjeçare, jo tash”, u shprehën ata gjatë votimit të amandamenteve për projektbuxhetin 2022.
Ndërtimi i Akademisë Ushtarake në Aqarevë, ishte propozuar në vlerë prej 210 mijë euro.
Të tjera
-
Hamza premton: Me bursa dhe subvencione, do rris mbështetjen për shkollat dhe klubet sportive
Gjatë ditës së premte, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri ...
-
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, flasin për bashkëpunimin ShBA-Kosovë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka pritur Zëvendëssekretarin amerikan të Sh...
-
Trump dënohet nga Gjykata e Nju Jorkut
Gjykata ka dhënë këtë të premte vendimin për presidentin e zgjedhur të Sh...
-
Takimi mes Trumpit dhe Putinit po përgatitet
Presidenti i ri i SHBA, Donald Trump, ka thënë se mund t'i japë fund luftës n...
-
Policia me plan operativ për zgjedhje, këto janë masat që kanë marrë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka hartuar urdhrin operativ policor për...
-
Ambasada e SHBA’së: Zv.Sekretari Verma dhe Presidentja Osmani u dakorduan për inicimin e dialogut strategjik mes dy vendeve
Ambasada amerikane ka njoftuar për vizitën e sotme të zëvendëssekretarit amer...
-
Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës sot mbajti mbledhjen e saj të rregullt ku mori disa vendime...
-
Trepça e largon nga puna një punëtor
Ndërmarrja publike “Trepça” ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës A.V. Në n...
-
Në KQZ hidhen dyshime për manipulim të votimit me postë, VV-ja kundër
Anëtari në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga Partia Demokratike e Kosovës ...
-
Detaje të reja nga vdekjạ e 36-vjeçarit në QKMF-në në Podujevë
Një 36 vjeçar nga Podujeva ka vdekur në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Ai kis...
-
“656 euro” – Banorin e Arllatit e shokon fatyra rrymës
Vehbi Bujupi, banor i fshatit Arllat të Drenasit, është përballur me një situ...
-
Përurohet çerdhja në Obiliq, Xhafer Gashi: Kishim kërkesa të vazhdueshme për realizimin e këtij projekti
Kryetari i Komunës së Obiliqit sot së bashku më Ministren e Arsimit, Arbërie ...