Sport

Nuk ka surpriza, Mbappe fiton Topin e Artë për të rinj

Autori: Gazeta inFokus 07:28 | 04 December 2018

Në Paris po zhvillohet ceremonia çmimit prestigjioz individual për lojtarët, Topi i Artë 2018, që organizohet dhe jepet nga revista e njohur franceze, France Football.

Këtë vit është si risi edhe trofeu Kopa, apo i njohur ndryshe si Topi i Artë për futbollistë nën 21-vjeç, i cili shkoi për francezin kampion bote, Kilyan Mbappe.

Ylli i PSG-së, i cili bëri një paraqitje për t’u admiruar edhe në “Rusi 2018”, ishte pretendent edhe për trofeun e madh, por duket se nuk ia doli të sfidojë emra si Modriç, Ronaldo e Griezmann, duke u renditur vetëm në vendin e katërt.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera