Nuk ka paqe me Vladimir Putinin
Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 28 November 2022
Lufta në Ukrainë është shumë më tepër se liria e këtij vendi të madh fqinj me Rusinë. Kjo është arsyeja pse Ukraina duhet të mbështetet vazhdimisht nga Perëndimi, thotë Miodrag Soric.
Bota siç ishte para luftës në Ukrainë – kjo është ajo që dëshirojnë shumë vende në Evropë, në Ukrainë por edhe në Rusi. Kur politikanët e Kremlinit veprojnë sikur janë gati të negociojnë për paqen dhe thuhet se kjo dështon vetëm për shkak të mosgatishmërisë së ukrainasve dhe Perëndimit, atëherë ata po luajnë me këtë dëshirë të popullit – të jetojnë përsëri në një botë si para luftës, pa vdekje dhe shkatërrime, pa sanksione, pa gaz dhe naftë të shtrenjtë.
Por nuk do të jetë kurrë më njësoj si para luftës. Madje edhe nëse armët heshtin menjëherë. Sepse lufta në Ukrainë nuk është shkaku i debatit të vazhdueshëm për rendin e ardhshëm botëror. Lufta është vetëm pasojë e këtij konflikti. Rusia dëshiron të shkatërrojë rendin botëror të bazuar në të drejta dhe vlera – me çdo mjet. Kina, Irani, Koreja e Veriut dhe disa shtete të tjera po e ndihmojnë Moskën.
Po sikur Rusia të fitonte luftën…
Pasi gjërat janë kështu, kjo luftë globale do të zgjasë. Është një lloj lufte e pashpallur e tretë botërore që Putini dhe diktatorët e tjerë po ia imponojnë njerëzimit, duke përfshirë edhe bashkatdhetarët e tyre. Demokracitë nuk mund të injorojnë konfliktin, ato nuk mund të ikin. Nëse ikin, do të riktheheshim në barbarizëm; në një botë ku vetëm fuqia e më të fortit ka rëndësi, ndërsa të drejtat individuale të njeriut nuk kanë asnjë kuptim.
Po të fitonte Rusia luftën kundër Ukrainës,ajo do të vazhdonte agresionin e saj kundër vendeve të tjera – në Moldavi, në Kazakistan apo në Bjellorusi. Kina gjithashtu do të inkurajohej të përdorte edhe më shumë dhunë kundër atyre që mendojnë ndryshe si dhe kundër minoriteteve – në Hong Kong, në Tajvan, në ishujt në Detin e Kinës Jugore. Regjimi i mullahëve në Iran po ashtu nuk do të hezitonte të përdorte dhunë kundër popullit të vet, kundër shteteve të tjera në Lindjen e Afërt dhe të Mesme. Ndërsa nëse Rusia e humbë këtë luftë do të ndodhte e kundërta: Kina, Irani, Koreja e Veriut dhe shtetet e tjera do të mund të ishin shumë më të kujdesshme.
Nuk është rastësi që Irani po furnizon Putinin me drone luftarake. Mullahët e dinë se ditët e regjimit të tyre do të jenë të numëruara nëse Putini humbet luftën e tij agresore. Në fund të fundit, Irani shet më së shumti naftë në Moskë dhe Pekin. Pa këta “klientë”, baza ekonomike e regjimit terrorist në Teheran do të rrënohet. Përveç kësaj, një fitore e Ukrainës do të nxiste edhe demonstruesit në Iran.
Bota e qytetëruar nuk duhet të dorëzohet
Pasi që gjërat janë kështu, sepse gjithçka është e lidhur mes vete, Putini nuk guxon të fitojë. Shtetet demokratike, bota e qytetëruar, nuk duhet të dorëzohen para diktatorëve. NATO duhet të forcohet masivisht – pavarësisht se si përfundon lufta në Ukrainë. BE-ja, SHBA-ja, Kanadaja, Australia, Japonia dhe aleatët e tyre nuk mund të jenë më naivë në bashkëpunimin ekonomik, nuk mund të jenë të varur nga zinxhirët e furnizimit, nga lëndët e para dhe tregjet e eksportit – edhe nëse ato janë aq të mëdha sa tregu në Kinë.
Sigurisht: Ukrainasit po luftojnë në radhë të parë për lirinë e tyre, për vendin e tyre, për familjet e tyre. Por shikuar nga sfondi i konfliktit global midis koalicionit të të këqijve nga njëra anë dhe botës së lirë nga ana tjetër, ata po luftojnë edhe për këdo që vlerëson demokracinë dhe respekton të drejtat e njeriut.
Kjo është arsyeja pse Perëndimi duhet të vazhdojë të mbështesë Ukrainën – financiarisht, ushtarakisht, moralisht dhe politikisht. Ukrainasit po luftojnë edhe për shumë njerëz të tjerë në mbarë botën që dinë pak për luftën. Sepse a beson dikush seriozisht se Putini apo Xi kujdesen vërtet për klimën globale? Nga ana tjetër, arritja e synimeve të OKB-së për klimën është e pamundur pa Moskën dhe Pekinin. Kjo është një arsye tjetër pse Putini duhet të ndalet. Për sa kohë ai është në pushtet nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë paqe./DW
Të tjera
-
Bedri Hamza lagje pas lagjje në Prizren: Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarë të...
-
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Siguris...
-
Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë...
-
Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdheta...
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...
-
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar dëshminë dëshmitari William Goodwin i cili gjatë fundit të dësh...
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...