Lajme

“Nuk ka faj Dafina kur në balotazh hina”, deklarata qesharake e gjakovarit në ditën e zgjedhjeve

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 14 November 2021

Qytetarët në gjithë Kosovën po shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale.

Një qytetar nga Gjakova ka bërë një show gjatë ditës, derisa ka lidhur ditën e zgjedhjeve me një këngë të Dafina Zeqirit.

“Nuk ka faj Dafina, kur në balotazh hina. Ecim përpara, votoni, mos harroni”, tha fillimisht ai.

-Advertisement-

Ai gjithashtu u shpreh se qytetarët duhet të hapin mirë sytë, pasi janë në pyetje 4 vite.

“4 vite janë hapni sytë mirë, bëjini sa një dy eurosh syrin. Votoni”, ka qenë deklarata e tij”, tha qytetari nga Gjakova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera