Lajme

“Nuk ka dokument zyrtar që tregon se Agon Musliu kishte sëmundje”

Autori: Gazeta inFokus 19:54 | 11 August 2020

Ish-sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi ka thënë se zyrtarisht nuk kanë pasur dokument të dorëzuar, i cili vërteton praninë e ndonjë sëmundjeje tek Agon Musliu, i cili vdiq derisa ishte në karantinë pas kthimit nga Gjermania.

“Doktoresha, e cila ka qenë përgjegjëse dhe i ka rastisur që të ndjerin ta pranojë, ka bërë deklaratën me shkrim dhe ka treguar se as asaj ndonjë dokument i cili do të vërtetonte ekzistencën e ndonjë sëmundje të të ndjerit nuk ka pasur. Për vërtetimin i cili më vonë ka dalë në media, nuk e di sa kam të drejtë të them tani, dhe për shkak të etikës profesionale nuk mund të shpalos të dhëna”.

Sekretari i suspenduar i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi, tha se nga Ambasada e Kosovës në Berlin, në listat e personave që janë dërguar për karantinim, është pohuar se Musliu ka qenë i sëmurë.

-Advertisement-

“Kanë ardhur lista me tabela ku ne paraprakisht i kemi njoftuar lidhur me kriteret se cilët janë ata qytetarë, të cilët nuk duhet t’i nënshtrohen karantinës, në mënyrë që të vijnë ata në fillim, sepse edhe resurset për karantinën, diku 10 për qind të krejt kapaciteteve kemi mundur t’i përdorim ose maksimum 15 për qind të Qendrës së Studentëve. Ka qenë një shkresë në këtë rast në formë tabelare, në të cilën Ambasada e Kosovës në Berlin ka shkruar të gjithë qytetarët, të cilët do të kthehen në datën e caktuar. Dhe që për rastin në fjalë të cilin e përmendet në njërën nga rubrikat vërejtje, ka pohuar të ketë një sëmundje dhe posedon dokumentin me vete”.

Ndryshe, Agon Musliu humbi jetën më 3 maj pasi dyshohet se u hodh nga kati i pestë i konviktit numër 7.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 25 mijë euro për familjen e Agon Musliut, i cili humbi jetën në Qendrën e Studentëve sa ishte në karantinë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Shëndetësisë kishin bërë të ditur asokohe se në tri hallkat e rregullta të raportimit dhe kontrollit mjekësor s’ka pasur dokumente që do të alarmonin gjendjen e ndjeshme të të ndjerit, Agon Musliu.
/GazetaSinjali/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera