Lajme

Nuk iu dolën pagat, stafi i QKMF’së në Prishtinë proteston sot

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 02 September 2022

Para Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë sot do të mbahet një protestë 15 minutëshe, në shenjë revolte për mosekzekutimin e pagave për punëtorët shëndetësorë.

Protesta do të fillojë në orën 09:30.

“Kryesia e Shoqates Sindikale te QKMF-Prishtine ju njofton se sot do te mbahet Protestë 15 minuteshe para QKMF-Prishtine nga ora 09:30-09-45 si shenjë revolte per mos ekzekutimin e pagave te punetoreve shendetsor”, thuhet në njoftim e FSSHK’së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera