Lajme

Nuk heq dorë LDK: Konjufca duhet të japë dorëheqje, fati i koalicionit varet nga posti e tij

Autori: Gazeta inFokus 21:34 | 22 January 2020

Hykmete Bajrami, deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokartike të Kosovës, ka thënë se Konjufca duhet të japë dorëheqje nga posti i tij si kryeparlamentar.

Kjo sepse sipas saj fati i koalicionit VV-LDK varet nga pozicioni i Konjufcës, shkruan gazeta inFokus.

Bajrami tha madje se beson që Konjufca as nuk e ka ditur se do të zgjidhej kryetar i Kuvendit në seancën konstituive të 26 dhjetorit.

-Advertisement-

“Sa i përket rastit të Konjufcës, nuk është tallje, bile unë personalisht duke e njohtë Konjufcën, ai do të reflektoi dhe të japë dorëheqje vet. Sepse këto ditë fati i koalicionit varet nga kjo pozitë”, tha Bajrami në T7.

Madje ajo tha se në seancën e 26 dhjetorit, Konjufca nuk ka qenë i përgatitur për atë pozitë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera