Nuk është ‘mision i pamundur’, ja si mund t’ia dalë Interi ndaj City-t
Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 18 May 2023
Interi dhe Manchester City do të përballen në finalen e Champions League, mbrëmjen e 10 qershorit në Stamboll, me anglezët që janë dukshëm favoritë për të ngritur për herë të parë “trofeun me veshë të mëdhenj”.
“Citizens” janë padyshim një nga skuadrat më të mira në botë dhe e treguan këtë mbrëmjen e të mërkurës ndaj Realit të Madridit, duke dominuar totalisht gjatë gjithë 90-minutëshit.
Për zikaltrit do të jetë e vështirë që t’i ndalin, pasi anglezët kanë sulmin më të mirë të kompeticionit me 31 gola të shënuar dhe mbi të gjitha shumë kualitet në ekip, aq sa duket e pamundur t’u dalësh për ballë.
Por si mund t’ia dalë Interi? Natyrisht mjaft e rëndësishme do të jetë përformanca në mbrojtje e zikaltërve, që duhet thënë se ka qenë mjaft e mirë, pasi Onana dhe shokët në repartin e mbrojtjes, kanë mbajtur plot 8 ndeshje portën të paprekur.
Një punë të vështirë do të ketë për të bërë edhe Acerbi, që do të përballet me sulmuesin norvegjez Erling Haaland, i cili duket i papërmbajtshëm. Natyrisht në këtë pikë, më mirë do të jetë të limitohen pasimet drejt tij dhe ata që e shërbejnë më shumë janë Grealish e De Bruyne.Në këtë pikë, do të duhet që Darmian dhe Brozovic të tregohen të vëmendshëm dhe të qëndrojnë pranë këtyre dy futbollistëve, për të mos lënë mundësi pasimi drejt Haaland.
Sa i përket daljes në sulm, Interi mund të provojë topin e gjatë direkt drejt dy “pykave” dhe të shfrytëzojë kundërsulmin e shpejtë, duke qenë se City sulmon me shumë lojtarë dhe lë shpesh hapësira mbrapa.
Një punë mjaft të rëndësishme duhet të bëjnë sidomos dy lojtarët e krahut, Dimarco e Dumfries, që duhet të marrin pjesë pa pushim në të dy fazat e lojës, duke mbyllur hapësirat mbrapa, por edhe duke dalë shpejt në krah, për të ofruar alternativa pasimi në sulm.
E nëse Manchester City është skuadra me cilësitë teknike më të mëdha, Interi është skuadra që vrapon më shumë, që ka rikuperuar më shumë topa dhe ka fituar më shumë dyluftime në këtë edicion të Champions League, ndaj finalja nuk duket aq mision i pamundur.
Të tjera
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...