Sport

Nuk e do në skuadër, Xavi kërkon me patjetër largimin e këtij lojtari

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 29 August 2022

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez e theksoi përsëri në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Real Valladolid, e cila u mbyll me rezultatin 4-0 për katalanasit, se sulmuesi Martin Braithwaite nuk ka të ardhme te klubi “blaugrana”.

Xavi e këshilloi hapur yllin danez të shikojë për mundësitë që ka për të lëvizur: “Ai është lojtar i Barçës dhe ka një kontratë. Por ai e di që nga maji, kur i thashë se nuk e kam në planet e mia, se duhet të merret me largimin e tij. Tani varet nga tregu, nga opsionet që ka. Ai e di qëndrimin tim, e kam thënë shumë qartë.”

Deri më tani në mediat spanjolle është raportuar se Braithëaite nuk dëshiron të largohet. Nuk është çudi, kontrata e tij me katalanasit zgjat deri në vitin 2024, paga vjetore duhet të jetë më shumë se katër milionë euro neto.

-Advertisement-

Megjithatë tashmë raportohet se Braithwaite ka rënë dakord me Barçën për zgjidhjen e kontratës. Prandaj, klubi do t’i paguajë sulmuesit një pagesë largimi prej pak më shumë se tre milionë euro nëse ai pranon të ndërpresë kontratën.

Vlen të theksohet se Braithwaite nuk ka gjetur ende një skuadër të re, përveç disa klubeve të Premier League, për sulmuesin thuhet se interesohet edhe Galatasaray.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera