Sport

“Nuk duam t’i prishim festën Shqipërisë”: Trajneri i Ishujve Faroe thotë se do të provojë skema të reja ndaj kuqezinjve

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 19 November 2023

Tashmë me një biletë që i garanton pjesëmarrjen në Evropianin e verës së ardhshme në Gjermani, Shqipëria do të luajë në “Air Albania” ndeshjen e fundit në Grupin E ndaj Ishujve Faroe.

Në kryeqytet pritet një festë e madhe ndërsa kuqezinjtë kërkojnë të sigurojnë edhe vendin e parë në grup, ku i mjafton vetëm një pikë.

Ndërkohë, para ndeshjes së të hënës, në konferencë për shtyp foli trajneri i kombëtares së Ishujve Faroe, Jakan Ericson. Ky i fundit theksoi se nuk pretendon t’i prishë festën Shqipërisë, megjithatë në fushë skuadra do të mendojë për veten ndërsa shtoi se do të provojë disa skema të reja.

-Advertisement-

“Ne nuk jemi këtu për ti prishur punë apo rezultatin Shqipërisë, por për të bërë mirë vetë e për të ecur përpara. Do të aplikojmë disa skema të reja në këtë ndeshje, që nuk kemi patur mundësi t’i provojmë”, u shpreh tekniku Ericson.

Interesant ishte fakti që Ishujt preferuan që stërvitjen ta lejonin të lirë përgjatë gjithë kohës edhe në prezencën e mediave dhe jo siç veprohet zakonisht kur seanca zhvillohet me prezencën e mediave vetëm në 15 minutat e para të saj.

Në grupin ku gjendet Shqipëria një garë e fortë po zhvillohet për vendin e dytë dhe dueli direkt mes Republikës Çeke dhe Moldavisë, do të vendosë ekipin e dytë pas kuqezinjve që do të marrë rrugë për Gjermani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera