Sport

“Nuk do çmendemi djema”, zbulohet fjalimi i Messit para përmbysjes me Interin

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 04 October 2019

Rikthimi i Lionel Mesit në skuadrën e Barcelonës ishte vendimtar në përmbysjen ndaj Interit. Ylli argjentinas luajti 90 minutat e para të sezonit dhe kishte një rol kyç në përgjigjen e pjesës së dytë të katalanasve, që arritën të përmbysin golin e Lautaro Martinezit në pjesën e parë.

Dy golat e Luis Suarezit u dhuruan kampionëve të Spanjës 3 pikët e para në grup. Por paraqitja e pjesës së parë e të zotëve të shtëpisë në “Camp Nou” ishte me të vërtetë e dobët. Përpara daljes në fushë për pjesën e dytë, kapiteni foli me shokët e skuadrës në tunel.

Sigurisht pas ndryshimeve taktike që bëri Valverde, Mesi dha instruksionet e tij për shokët dhe i gjithë dialogu i tij me ta është fiksuar nga kamerat e televizionit “Movistar”: “Nuk do të çmendemi djema. Do të dalim atje dhe do të ushtrojmë më shumë presing, si normalisht”.

-Advertisement-

Pike e mbështeti, duke thënë se skuadra duhet të ushtrojë presing si një grup përndryshe nuk do të funksiononte. Ndërsa Luis Suarez bëri karikimin e fundit: “Forca, le të shkojmë, le të shkojmë”.

32- vjeçari tregoi edhe njëherë tjetër sesa i rëndësishëm është për skuadrën e tij si brenda ashtu edhe jashtë fushe. Në 90 minutat kundër Interit, edhe pse jashtë kondicionit të tij më të mirë fizik, “Pleshti” shërbeu asistin e golit të përmbysjes për Suarezin pas një aksioni individual magjik ku dribloi kë i doli përpara.

Numri 10 tregoi edhe njëherë tjetër se është një tjetër kalibër lojtari, mbi të gjithë të tjerët. Ai ishte njeriu i ndeshjes dhe nuk duhet të ketë debat për këtë. Prodhoi në fushë momente gjeniale të cilat vetëm ai është i aftë t’i bëjë dhe statistikat e konfirmojnë.

Leo krijoi më shumë raste se çdo futbollist tjetër në fushë (6) dhe ndërtoi edhe më shumë raste të pastra se të tjerët (2). Ai ishte në krye edhe të listës së lojtarëve me më shumë driblime të suksesshme (10 nga 11 tentativa), ndërkohë që e mposhti kundërshtarin në situatat një kundra një në 13 raste, më shumë se çdo futbollist tjetër.

Mesi është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Barcelona në këtë kompeticion (112 gola) dhe ndaj Interit festoi prezencën e 137-të në Champions, një rekord për një futbollist të huaj te katalanasit. Ai shfaqi gjithashtu kredencialet e kapitenit, kur i kërkoi skuadrës disa herë të ruante qetësinë pas një nisjeje shumë të dobët të ndeshjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera