Sport

Nottingham Forest firmos me mbrojtësin e Liverpool

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 11 July 2022

Nottingham Forest ka firmosur për 4 vite me mbrojtësin e Liverpool, Neco Williams, për kartonin e të cilit ka paguar 16 milionë paund.

21-vjeçari e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të fundit në huazim me fituesin e Championshipit, Fulham, ku bëri 14 paraqitje në ligë, duke shënuar dy herë dhe duke asistuar dy gola për skuadrën londineze.

Duke folur pas zyrtarizimit te Nottingham Forest, Williams u shpreh: “Jam shumë i emocionuar për t’u bashkuar me Nottingham Forest dhe për të ndihmuar këtë klub të madh të ecë përpara në Premier League. Forest është një klub me histori të jashtëzakonshme dhe City Ground është një vend shumë i veçantë që mezi pres ta përjetoj në javët e ardhshme.”

-Advertisement-

21-vjeçari luajti me Liverpool vetëm si zëvendësues i Trent Alexander-Arnold, duke numëruar vetëm 33 paraqitje në të gjitha garat që nga debutimi i ti në tetor 2019. Williams, megjithatë, pritet të luajë si titullar për Uellsin në finalet e Kupës së Botës të këtij dimri në Katar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera