Lajme

Norvegjia e vlerëson si konstruktiv planin franko-gjerman

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 25 January 2023

Norvegjia vlerëson se propozimi franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë është konstruktiv dhe duhet të bazohet në negociata.

Kështu tha ambasadori i këtij vendi në Beograd, Jorn Eugen Gjelstad.

Sipas tij, kur është fjala për Kosovën, duhet të shihet progres dhe të shkohet drejt normalizimit.

-Advertisement-

“Normalizimi do të sjellë përfitime për të gjithë”, tha diplomati norvegjez në Serbi, raporton Tanjug.

I pyetur nëse BE-ja mund të vendosë sanksione ndaj Serbisë nëse nuk e nënshkruan projekt-marrëveshjen evropiane, Gjelstad tha se nuk i di të gjitha detajet dhe nuk do të hyjë në të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera