Norvegjia e vazhdon pezullimin e vaksinës që do ta marrë Kosova
Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 26 March 2021
Norvegjia ka vendosur që së paku edhe për tri javë ta shtyjë marrjen e vendimit për vazhdimin ose jo të përdorimit të vaksinës së kompanisë “AstraZeneca” për Covid-19, njoftoi Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik.
Autoritetet norvegjeze më 11 mars e pezulluan përdorimin e kësaj vaksine për shkak se një numër i vogël i personave të vaksinuar u hospitalizua pas paraqitjes së mpiksjes së gjakut, gjakderdhjes dhe numrit të vogël të trombociteve. Disa prej tyre vdiqën.“Ne ende kemi nevojë për më shumë informata dhe më shumë dije për të arritur në një përfundim. Tani kemi më shumë sqarime pse pacientët i patën këto simptoma, por ende nuk dimë nëse kjo është shkaktuar nga vaksina dhe nëse është shkaktuar, pse”, deklaroi Sara Viksmoen Watle, zyrtare e lartë e institutit norvegjez.
Norvegjia është në mesin e disa shteteve evropiane që disa ditë më parë e pezulloi përdorimin e kësaj vaksine, ndonëse Gjermania, Italia, Franca dhe disa vende tjera e vazhduan përdorimin e vaksinës së AstraZeneca-s pasi Agjencia Evropiane e Ilaçeve e vlerësoi atë të sigurt dhe efektive.
Vetë prodhuesi i vaksinës ka deklaruar se sipas të dhënave të sigurisë nga më shumë se 17 milionë persona të vaksinuar në Britani dhe në Bashkimin Evropian nuk kanë shfaqur dëshmi se vaksina e rrit rrezikun për mpiksje të gjakut, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Të tjera
-
E rëndë në Shkodër, nëna me 3 fëmijë dyshohet të jetë mbytur në Drin, gjendet 1 trup
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me 3 fëmij...
-
Thaçi: Rrogat deri në fund të vitit 700 euro, nuk i mbajmë rininë këtu duke u thirrë vetëm në emër të flamurit e idealit
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka deklaruar se duhet...
-
Osmani: Gëzuar Pashkët besimtarëve ortodoksë në Kosovë dhe në mbarë botën
Presidentja Vjosa Omani u ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë. ...
-
Dialogu rinor: Kina dhe Evropa nëpërmjet syve të rinisë
Në ditën e Rinisë të Kinës, dëgjoni mesazhe rinore.. [video width="360" he...
-
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi një mijë e 200 gjoba në trafik
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1251 gjoba në trafik. ...
-
Tahiri kritikon Qeverinë Kurti: Kosova sot ballafaqohet me probleme serioze, pagat janë të njëjta, çmimet janë rritë
Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka de...
-
Pejë: Regjistruesi i ASK-së raporton në polici se u sul*ua gjatë regjistrimit të popullsisë
Një regjistrues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka raportuar në polici...
-
Dyshohet se i publikoi fotografi eksplicite një gruaje, arrestohet
Dje është arrestuar një person në Viti. Ai dyshohet se ia ka publikuar një...
-
Prizren: Gjendet pa shenja jete një shtetas serb, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja...
-
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta di*jte shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, dërgohet në mbajtje
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta digjte shkollën “Meto Bajraktari” në Prish...
-
Vitia: Pas gjysmës së dytë të këtij viti fillon implementimi i Ligjit për çmimin e produkteve medicinale
Ligji për çmimin e produkteve medicinale nuk ka filluar së zbatuari ende në K...
-
Rama: Gëzuar Pashkët Ortodokse
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Pashkët Ortodokse. Ai, me an...