Sport

Norvegjezi Haaland, 3 gola në fitoren e Man.City ndaj Nottingham

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 01 September 2022

Erling Haaland është përshtatur shumë shpejt me Premier Leaguen dhe po kaq shpejt ka vënë Manchesterin nën këmbët e tij.

Sulmuesi norvegjez shënoi një tjetër 3 golësh në kampionatin anglez, këtë radhë në sfidën mes manchester City dhe Nottingham e fituar nga kampionët në fuqi me rezultatin tenistik 6-0.

Të tre golat e tij Erling Haaland i shënoi në pjesën e parë që sfidës dhe shkon në kuotën e 9 golave të shënuar pas 5 ndeshjeve, ndërkohë që shënuan emrin në listën e shënuesve edhe Julian Alvarez, dy herë dhe Cancelo. me këtë fitore, Manchester City konfirmohet në vendin e dytë, me 2 pikë më pak se Arsenali që vazhdon me paraqitjet perfekte të tij teksa mposhti Aston Villën për të çuar në 5 numrin e fitoreve në po kaq ndeshje.

-Advertisement-

Kush po e Feston Ditëlindjen në Krejt Kosovën?!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy