Sport

Nora dhe Distria shtojnë pikët olimpike me medaljet e fituara në Baku të Azerbajxhanit, pritet të jenë bartëse në Paris 2024

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 22 September 2023

Trajneri Driton Kuka ka reaguar pas medaljeve të fituara të Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës në Grand Slamin që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Në kategorinë deri në 52 kilogramë, Distria Krasniqi u stolis me medaljen e argjendtë në këtë garë, ndërsa Nora Gjakova fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Pas këtyre sukseseve ka reaguar edhe trajneri Driton Kuka, i cili ka njoftuar se dyshja kanë shtuar pikët olimpike.

-Advertisement-

“Nora e artë 1000 pikë, Disi e argjendtë 700 pikë. Tashmë do jenë me siguri bartëse në Lojëra Olimpike!”, ka shkruar Kuka, i cili ka shtuar se do të jenë bartëse në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Të shtunën do të garojnë Laura Fazliu, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera