Lajme

Noizy refuzon t’u dorëzohet autoriteteve në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 06 August 2024

Reperi nga Shqipëria, Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, ka thënë se nuk ndodhet në arrati nga organet e drejtësisë në Kosovë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rajku ka thënë se denoncimi i bërë ndaj tij në Policinë e Kosovës është i pabazë.

I shpallur në kërkim për rrahjen e personazhit të Tik-Tokut, Medi Isenit, reperi shqiptar ka deklaruar se nuk ka “fare gisht” në këtë rast.

-Advertisement-

Artisti po ashtu është shprehur se bashkë me avokatin e tij do t’i përgjigjet organeve të drejtësisë në Kosovë dhe se do të kontribuojë për të shuar çdo dyshim që rëndon ndaj tij.

Megjithatë, ai nuk ka pohuar se do të dorëzohet në polici.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera