Rozë

Noizy e anulon koncertin në Ferizaj – Pas incidentit me Medi Isenin shoqërohet në Polici

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 03 August 2024

Reperi shqiptar, Noizy, bashkë me grupin e tij është përfshirë në një incident mbrëmë në diskotekën “Sancy” në Pejë, ku dyshohet se rrahën brutalisht Muhamet Isenin, i njohur si “Medi” dhe një familjar të tij. Sinjali raportoi ekskluzivisht për sulmin e rëndë, që siç duket se u planifikua nga reperi “Stresi”.

Stresi dyshohet se e preu në besë Isenin duke e ftuar në të njëjtin ambient me Noizyn, edhe pse raportet e tyre qe një kohë janë të tensionuara.

Kurthi në të cilin ra Iseni eskaloi në rrahje brutale nga grupi i reperit Noizy (rreth 8 persona) duke iu shkaktuar lëndime të rënda trupore.

-Advertisement-

Sinjali ka siguruar ekskluzivisht pamjet e Isenit dhe të afërmit të tij pasi u dërguan në spital për trajtim, ku shihen me plagë të rënda.

Ndryshe, Noizy mbrëmë paralajmëroi se ishte i ftuar në një nga klubet e Ferizaj për të përformuar por që më pas e anuloi koncertin, pasi njoftoi se është shoqëruar në polici.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera