Sport

Njohësit e futbollit në Kosovë thonë se “Dardanët” do ta mposhtin Bullgarinë

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 24 March 2019

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, nesër mbrëma në tempullin “Fadil Vokrri” do të përballet me Bullgarinë, në ndeshjen e parë kualifikuese për EURO 2020.

“Dardanët” të motivuar mjaft shumë pas paraqitjeve jashtëzakonisht të mira në Ligën e Kombeve si dhe në miqësoren kundër Danimarkës, i qasen ballafaqimit me Bullgarinë, në një sfidë që pritet të prodhoj një lojë joshëse.

Njohësit e futbollit të Kosovës, besojnë se Kosova kualifikueset e Evropianit të ardhshëm do t’i nis më fitore.

-Advertisement-

Trajneri Bekim Isufi në një prononcim për RTKlive, është shprehur i bindur se “Dardanët” do nisin më fitore rrugëtimin për Evropianin e ardhshëm.

Ish-trajneri i Dritës mendon se miqësorja me Danimarkën i ka shërbyer mjaft mirë lojtarëve të Kosovës para ndeshjes me Bullgarinë. Isufi beson se më përkrahjen e madhe të tifozëve të Kombëtares sonë, Kosova do të dal fituese në duel me Bullgarinë.

“Ndeshja me Danimarkën u ka shërbye mjaft shumë lojtarëve tonë. Potencialin që kanë treguar lojtarët tonë, jep shpese së do ta fitojmë ndeshjen kundër Bullgarisë”, tha Isufi.

“Më përkrahjen e madhe të tifozëve tonë, jam i bindur se do të ia dalim më sukses në duel me Bullgarin. Por, gjithnjë këta djem duhet t’i qasen pa ngarkese psikike sfidës së radhës. Unë jam i bindur se do ta fitojmë ndeshjen e radhës”, theksoi tekniku gjilanas.

Optimist për fitoren e Kosovës kundër Bullgarisë, është shprehur edhe Arsim Thaçi, trajner i Flamurtarit. Thaçi për RTKlive thotë se kur i kemi dhënë dy gola Danimarkës, pse mos t’i shënojmë edhe Bullgarisë. Thaçi thekson se vlera e lojtarëve tonë është më e lartë se lojtarëve të Bullgarisë.

“Nëse i kemi dhënë dy gola Danimarkës, pse mos t’i shënojmë gol edhe Bullgarisë. Mendoj se Kosova do ta fitojë ndeshjen, sepse edhe vlera e lojtarëve tonë është më e lartë se lojtarëve të Bullgarisë”, tha Thaçi.

“Duke u bazuar në lojën me Danimarkën, besoj shumë se Kosova do të fitojë ndeshjen kundër Bullgarisë”, ka përfunduar Thaçi.

Ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë luhet nesër në “Fadil Vokrri” prej orës 20:45, dhe transmetohet direkt në RTK1.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera