Njohësit e futbollit në Kosovë thonë se “Dardanët” do ta mposhtin Bullgarinë

Autori: Gazeta inFokus
17:25 | 24 March 2019
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, nesër mbrëma në tempullin “Fadil Vokrri” do të përballet me Bullgarinë, në ndeshjen e parë kualifikuese për EURO 2020.
“Dardanët” të motivuar mjaft shumë pas paraqitjeve jashtëzakonisht të mira në Ligën e Kombeve si dhe në miqësoren kundër Danimarkës, i qasen ballafaqimit me Bullgarinë, në një sfidë që pritet të prodhoj një lojë joshëse.
Njohësit e futbollit të Kosovës, besojnë se Kosova kualifikueset e Evropianit të ardhshëm do t’i nis më fitore.
Trajneri Bekim Isufi në një prononcim për RTKlive, është shprehur i bindur se “Dardanët” do nisin më fitore rrugëtimin për Evropianin e ardhshëm.
Ish-trajneri i Dritës mendon se miqësorja me Danimarkën i ka shërbyer mjaft mirë lojtarëve të Kosovës para ndeshjes me Bullgarinë. Isufi beson se më përkrahjen e madhe të tifozëve të Kombëtares sonë, Kosova do të dal fituese në duel me Bullgarinë.
“Ndeshja me Danimarkën u ka shërbye mjaft shumë lojtarëve tonë. Potencialin që kanë treguar lojtarët tonë, jep shpese së do ta fitojmë ndeshjen kundër Bullgarisë”, tha Isufi.
“Më përkrahjen e madhe të tifozëve tonë, jam i bindur se do të ia dalim më sukses në duel me Bullgarin. Por, gjithnjë këta djem duhet t’i qasen pa ngarkese psikike sfidës së radhës. Unë jam i bindur se do ta fitojmë ndeshjen e radhës”, theksoi tekniku gjilanas.
Optimist për fitoren e Kosovës kundër Bullgarisë, është shprehur edhe Arsim Thaçi, trajner i Flamurtarit. Thaçi për RTKlive thotë se kur i kemi dhënë dy gola Danimarkës, pse mos t’i shënojmë edhe Bullgarisë. Thaçi thekson se vlera e lojtarëve tonë është më e lartë se lojtarëve të Bullgarisë.
“Nëse i kemi dhënë dy gola Danimarkës, pse mos t’i shënojmë gol edhe Bullgarisë. Mendoj se Kosova do ta fitojë ndeshjen, sepse edhe vlera e lojtarëve tonë është më e lartë se lojtarëve të Bullgarisë”, tha Thaçi.
“Duke u bazuar në lojën me Danimarkën, besoj shumë se Kosova do të fitojë ndeshjen kundër Bullgarisë”, ka përfunduar Thaçi.
Ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë luhet nesër në “Fadil Vokrri” prej orës 20:45, dhe transmetohet direkt në RTK1.

Të tjera
-
Pa marrëveshje politike, as Kushtetuesja nuk e zgjidh krizën
Gjykata Kushtetuese e Kosovës është duke shqyrtuar me prioritet kërkesën për ...
-
“Duhet të përgjigjemi”, thotë ministri i Jashtëm i Iranit: SHBA e kaloi një vijë të kuqe shumë të madhe
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se nuk është i sigurt “s...
-
Fotot historike nga “Situation Room”: Si e ndoqi Trumpi bombardimin ndaj Iranit
Llogaria zyrtare e presidentit ka shpërndarë fotot nga “Situation Room”: Trum...
-
Irani paralajmëroi hakmarrje, rrezja e raketave balistike arrin shumë pranë Shqipërisë
Para se Donald Trump të miratonte sulmet ndaj bazave bëthamore iraniane, Repu...
-
Kurti: Kosova përkrah qëndrimin e ShBA-ve dhe BE-së kundër programit bërthamor të Iranit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhu...
-
Kosovarja arrestohet në Tiranë, kundërshtoi policinë dhe drejtoi makinën e dehur
Një shtetase kosovare, A. P., 30 vjeçe nga Prishtina, u arrestua në flagrancë...
-
86 persona të shtruar në spital pas sulmeve të reja iraniane, njofton ministria izraelite e Shëndetësisë
Të paktën 86 persona janë shtruar në spital gjatë natës dhe në orët e para të...
-
Çmimet e naftës pritet të rriten pas sulmeve të ShBA-së ndaj Iranit
Çmimet globale të naftës pritet të rriten pas sulmeve të Shteteve të Bashkuar...
-
Iraku paralajmëron: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit kërcënojnë paqen rajonale
Qeveria e Irakut ka reaguar me shqetësim ndaj sulmeve ajrore të ndërmarra nga...
-
Gjendet e mitura që u zhduk ditë më parë në Gjilan, arrestohet bashkëjetuesi i saj
Vajza që ishte raportuar ditë më parë e zhdukur në Gjilan, është gjetur në sh...
-
Mbi 1 mijë e 600 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 611 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Dyshohet për tentim vra*sje në Drenas, viktima goditet me shkop në kokë
Një burrë dyshohet se është goditur me shkop druri në kokë nga dy të tjerë në...