Njoftim i rëndësishëm për vërshime, këto komuna rrezikohen ditëve në vijim

Autori: Gazeta inFokus
22:58 | 16 January 2023
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë thirrje për gatishmëri të institucioneve dhe Strukturave për Mbrojtje Shpëtim dhe Ndihme për rrezikun nga vërshimet në ditët në vijim, shkruan Insajderi.
Sipas kësaj agjencie zona e Dukagjinit rrezikohet më shumë nga vërshimet, thuhet në njoftim.
“Në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Prizren, Klinë, Zubin Potok etj.), mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve, fillimisht atyre të vegjël me karaktere të rrëkeve të cilët zbresin prej viseve më të larta malore, duke pasur potencial për shembje apo rrëshqitje të dherave”.
Njoftimi i plotë:
PARALAJMËRIM
Prishtinë 16 Janar 2023.
Bazuar në paralajmërimin nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ( IHMK) për vërshime ne ditët ne vijim, dhe me qëllim të gatishmërisë së institucioneve dhe Strukturave për Mbrojtje Shpëtim dhe Ndihmë (SMSHN), Agjencia e Menaxhimit Emergjent udhëzon për ngritje të gatishmërisë në nivel vendi, për :
1. QOE 112- Qendrat Operative Emergjente 112 ,
2. Njësitë Profesionale të Zjarrfikëse dhe Shpëtimit-NJPZSH si dhe Strukturat për Mbrojtje Shpëtim dhe Ndihmë –SMSHNJ ,
3. Drejtoritë komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim.
4. Dhe kapacitetet e subjekteve relevante në nivel lokal dhe qendrorë.
Paralajmërimi për situatë specifikisht është i ndërlidhur bazuar në parashikim i cili njofton se, e huazuar nga prononcimi i IHMK-s ”nga sot pasdite (e hënë, datë.16/01/2023) dhe gjatë ditës së nesërme dhe pasnesërme (e martë e mërkure, datë.17-18/01/2023), pritet të ketë reshje me intensitet mesatarë deri në të lartë, të cilat do të jenë më të përqendruara në pjesën perëndimore dhe veriore të vendit, por gjatë ditës së nesërme ato do të përfshinë tërë vendin.
Në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Prizren, Klinë, Zubin Potok etj.), mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve, fillimisht atyre të vegjël me karaktere të rrëkeve të cilët zbresin prej viseve më të larta malore, duke pasur potencial për shembje apo rrëshqitje të dherave.
Në zonat urbane, në këto komuna, mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së sistemeve drenuese, mirëmbajtjes dhe pastrimit të shtretërve të lumenjve dhe kanalizimeve. Kjo situatë pritet të ndikoj në ngritjen e niveleve dhe prurjeve të lumenjve kryesorë, veçanërisht të sistemit të lumit Drini i Bardhë, sidomos degët e tije të djathta, lumi Ibër etj”.
Informatën e detajuar lidhur me paralajmërim nga IHMK- Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës e gjeni të bashkëngjitur këtij paralajmërimi, ndërsa plotësimet me përditësime për situatë në ditët në vijim mund të i gjeni në likun e bashkëngjitur më poshtë në këtë komunikatë.

Të tjera
-
Rexhaj: Nuk duan votim të fshehtë, kanë frikë nga deputetët e tyre
Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, ka konfirmuar se nuk do të ketë ndonj...
-
Rozeta Hajdari shmang deklaratat: Nuk përgjigjet nëse do ketë ndryshime në seancë
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari,...
-
Kusari-Lila: “Ditë e re, fat i ri” – por VV nuk e ndërron Albulenën
Para vazhdimit të seancës së 11-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, depute...
-
Peci: Haxhiu sërish kandidate për kryetare Kuvendi
Deputeti i betuar i VV-së, Faton Peci pak para nisjes së seancës së 11-të kon...
-
Nga sot, kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në Izrael
Nga sot, kosovarët që mbajnë një pasaportë kombëtare të vlefshme të Kosovës d...
-
Shala paralajmëron: Nga korriku, çmimet mund të rriten deri 25-35%
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka paralajmëruar që deri në korrik çmimet e p...
-
Zhduket një 17-vjeçare në Ferizaj, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj
Një 17 vjeçare nga Ferizaj është larguar nga shtëpia tri ditë më parë. Familj...
-
KEDS tregon se në cilat vende do të ketë ndërprerje të rrymës sot
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur...
-
Shtiu me ar*më në një aheng familjar, shoqërohet në polici i dyshuari në Kaçanik
Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë patrullimit në fshatin Begra...
-
I riu shqiptar humb jetën tragjikisht në Greqi
Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik në Polikarpi...
-
5 maji – Dita e Dëshmorëve, nderim për heronjtë që ranë në luftë për atdheun
5 Maji është një datë e rëndësishme historike për shqiptarët, ku përkujtohen ...
-
Hapet për qarkullim rruga “Agim Ramadani”, shkelësit e rregullit “Yellow Box” dënohen me 80 euro
Sot hapet për qarkullim rruga “Agim Ramadani”. Komuna e Prishtinës ka njof...