Shtiu me ar*më në një aheng familjar, shoqërohet në polici i dyshuari në Kaçanik

Autori: Gazeta inFokus
08:41 | 05 May 2025
Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë patrullimit në fshatin Begrac të Kaçanikut policët kanë dëgjuar dy të shtëna armësh në një aheng familjar.
Policët menjëherë kanë reaguar dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
“Më datë 04.05.2025, rreth orës 19:30, gjatë patrullimit në fshatin Begrac, policët kanë dëgjuar dy të shtëna armësh që vinin nga një aheng familjar. Menjëherë policët kanë reaguar dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes.”
Në njoftim thuhet se është identifikuar F.S. 35 vjeç i cili e ka pranuar se ka shtënë me armë, të cilën e kishte me leje.
Atij i është konfiskuar arma dhe është shoqëruar në stacion e më pas është liruar në procedurë të rregullt.
“Në vendngjarje është identifikuar personi F. S., 35 vjeç, i cili ka pranuar se kishte shtënë me armë zjarri, të cilën e kishte me leje. Arma është konfiskuar (pa municion), ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim nga njësia e hetimeve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar të iniciohet rasti për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Pas intervistimit, personi është liruar, ndërsa rasti do të procedohet në mënyrë të rregullt.”

Të tjera
-
Operacion shpëtimi në Brezovicë: Dy turiste të huaja shpëtohen pas një ndërhyrjeje të vështirë 10-orëshe
Një operacion kërkim-shpëtimi është përmbyllur me sukses në orët e vona të mb...
-
SPAK i sekuestron një apartament Erion Veliajt, i shtohet edhe një akuzë
Me kërkese të SPAK dhe vendim të GJKKO-së është sekuestuar një apartament në ...
-
BE rishikon masat ndaj Kosovës, Dakaj: Mesazh pozitiv, Kallas i kujtoi palëve se s’ka rrugë të shkurtër për anëtarësim
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, ...
-
Përfundojnë punimet në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë
Kanë përfunduar punimet në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë. Këtë e bëri t...
-
Bajrami: Tregu i energjisë po shndërrohet në kërcënim serioz për ekonominë dhe qytetarët
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami kërkon hetim dhe auditim të sektorit të e...
-
Tha se dikush ia vodhi 400 euro në xhami në Kaçanik, policia zbulon se ishte lajmërim i rremë
Policia ka njoftuar se më 20 maj një person ka raportuar se në xhamin e qytet...
-
Kallas: E mbështes dialogun, prioriteti kryesor normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë se BE ka nisur që ...
-
Shefja e diplomacisë së BE-së: Parlamenti dhe Qeveria e Kosovës të formohen sa më shpejt
Shefja e Politikës së Jashtme, Kaja Kallas me ardhjen e saj në Kosovë, ka mba...
-
Kosova i përket familjes evropiane, thotë Kallasi
Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallasa, ka thënë se Kosova i pë...
-
Kallas: Kemi nisur t’i heqim masat ndaj Kosovës
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë se BE ka nisur që ...
-
Pranohen edhe katër viktima në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shkon në 156 numri i tyre
Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit d...
-
Kallas arrin në Kosovë, pritet nga Gërvalla
Kryediplomatja e BE’së, Kaja Kallas, ka arritur në Kosovë. Ajo është pritur n...