Fun & Video

Njihuni me prindërit më të rinj në botë dhe historitë e tyre shokuese

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 20 August 2017

Të qenit prind nuk është një gjë e thjeshtë. Kërkon shumë kohë, durim dhe përgjegjësi. Por, çfarë ndodhë kur fëmija sjellë në jetë një fëmijë?

April Webster dhe Nathan Fishbourne ishin vetëm 14-vjeç kur sollën në jetën djalin e tyre. Të afërmit i kishin përkrahur kur morën vendim të sjellin në jetë një fëmijë, dhe ta rrisin si çdo prindër tjerë. Thuli Shaka ishte vetëm 10-vjeçe kur lindi fëmijën. Baba i foshnjës ishte i dashuri i nënës së saj.

Dhe pasi solli në jetë fëmijën, ajo ishte zhvendosur në një qendër strehimore. Jordan Williams dhe Tia John, ishin 14-vjeç kur u bënë me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Gracie. Kur babai i Tias u shfaq në spital, të gjithë menduan se ai është babai i fëmijës. Aleshia Gregson ishte bërë nënë në ditën që mbushi 12 vjet, kurse dy vite më vonë solli në jetë fëmijën e dytë. Kështu ajo u bë nëna e parë në Britaninë e Madhe e cila si 15-vjeçare kishte dy fëmijë. Ndërkaq, babai i fëmijëve nuk mbanë kontakt me Alleshian.

-Advertisement-

Kordeza Zhelyazkova nga Bullgaria, i kishte thënë të dashurit se ishte 15-vjeçe kur në fakt ajo ishte 11 vjeçe. Si 19-vjeçare ata u bënë prindër të vogëlushes Violet, ndërsa një vit më vonë u martuan. Alfie Patten dhe Chantelle Stedman. Alfie ishte vetëm 13-vjeçe kur u bë baba i një fëmije që e kishte me të dashurën që asokohe ishte 15-vjeçe.

Rrëfimi i Tressa Middleton ka rrëqethur të gjithë. Vëllai i saj e kishte përdhunuar, dhe si 11-vjeçare kishte mbetur shtatzënë kurse si 12-vjeçare solli në jetë fëmijën. Por ai fëmijë i është dhënë një familje tjetër, kurse prej atij momenti Tressa është bërë e varur nga droga.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera