Njihuni me ushqimet që duhet shmangur për rininë e lëkurës
Autori: Gazeta inFokus 08:42 | 30 December 2021
Problemet me lëkurën nuk janë shqetësuese vetëm për aspektin fizik dhe paraqitjen e jashtme të njeriut. Infeksione bakteriale në fytyrë mund të shkaktojnë edhe probleme psikologjike. Aknet dalin më shpesh tek lëkurat e yndyrshme. Ato shfaqen në grupmosha të ndryshme. Tek nënat e reja, aknet shkaktohen si pasojë e ndryshimeve hormonale dhe stresit.
Këto infeksione bakteriale shfaqen edhe për arsye të tjera ku përfshihet: higjena , ndotja, stresi, nervozizmi dhe ushqyerja e keqe. Sipas të dhënave, ushqimet luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin e lëkurës. Hapi i parë drejt një lëkure të mirë e pa infeksione është përdorimi i vajit të ullirit në vend të yndyrnave të tjera në gatim. Hapi tjetër është shmangia e ushqimeve pikante të cilat aktivizojnë gjendrat e yndyrës në lëkurë. Nga ana tjetër, ushqimet e skuqura shkaktojnë jo vetëm dëmtim të lëkurës por edhe të mëlçisë.
Ushqimet Që Duhen Shmangur Për Një Lëkurë Pa Akne
Ushqimet E Përpunuara
Sipas informacioneve, dermatologët këshillojnë shmangien e ushqimeve dhe lëngjeve të përpunuara, pijet e gazuara, patatet e skuqura, hamburgerat dhe patatinat. Ata rekomandojnë mospërdorimin e acideve yndyrore Omega-6 që gjenden tek vaji i misrit, të cilat shkaktojnë inflamacion në lëkurë dhe përkeqësojnë aknet.
Gjalpi Dhe Margarina
Këto të dyja janë nxitëse të forta të gjendrave të yndyrës dhe shfaqjes së akneve. Ekspertët rekomandojnë konsumin e frutave të freskëta dhe jo atyre të paketuara, të cilat përmbajnë karbohidrate dhe sheqer koncentrat që shkakton akne.
Vezët
Vezët shkaktojnë alergji në fytyrë, por jo tek të gjithë. Për të kuptuar nëse ju jeni një prej tyre, jini të vëmendshëm ndaj konsumit të vezëve. Në rastin e parë që vëreni shfaqjen e akneve, ndaloni së ngrëni të verdhën dhe më pas nëse situata përsëritet, mos hani më vezë. Ushqime të tjera që duhen shmangur në të mirë të fytyrës janë ëmbëlsirat, të cilat përmbajnë jo vetëm vezë por edhe sheqer./AgroWeb
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...