Njihuni me SUV-in e ri të Volkswagen dy ditë para premierës (Foto/Video)
Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 23 October 2018
Dy ditë para premierës botërore të T-Cross, prodhuesi gjerman tregoi detajet e enterierit të pasagjerëve të këtij automjeti.
Volkswagen do të prezantojë SUV / crossoverin e tij të parë kompakt më 25 tetor dhe vetëm pak ditë para kësaj ngjarjeje jemi në gjendje të shohim detajet e kabinës së T-Cross.
Në një video të shkurtër shfaqet një version me një paketë më të shtrenjtë, e cila do të jetë një karrem për klientët potencialë. Në këtë variant, T-Cross ka një panel digjital të instrumenteve, pamja e të cilit mund të ndryshohet sipas dëshirës së shoferit, ndërsa në qendër ka një ekran të madh të sistemit multimedial.
Volkswagen ka njoftuar një numër mundësish për personalizimin e këtij modeli, duke përfshirë një gamë të gjerë të ngjyrave dhe teksteve të panelit. Nën ekranin e pajisjes multimediale, kontrollet automatike “klimatike” janë të ngjashme me ato të modelit Polo të gjeneratës së fundit.
Përveç shikimit në brendësi të makinës, prodhuesi gjerman bëri të mundur që në këtë video të shkurtër të njihemi me detajet e jashtme, si dritat e stopit të zbatuara në teknologjinë LED.
T-Cross është një model shumë i rëndësishëm për Volkswagen sepse i takon segmentit në rritje të subkompaktit SUV, ku tashmë në Evropë janë shumë popullor, Renault Captur, Peugeot 2008, Nissan Juke, Opel Mokka X, FIAT 500X, Jeep Renegade dhe të tjerë.
Megjithëse SUV i vogël do të arrijë në tregun evropian me vonesë dhe do të përballet me konkurrencë të fortë, pritet që T-Cross do të shpërthejë shpejt në mesin e modeleve më të shitura në klasë, duke u bazuar në fatin se ai ka qenë për dekada ndër modelet më të shitura të nënkompakte në kontinentin e vjetër. /kp/
Të tjera
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...
-
Një çift i moshuar kosovar arrestohet në Gjermani në prani të mbesës 8-vjeçare
Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundi...
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...