Sport

“Njeriu merimangë” i shpall luftë Salah dhe Aguero për “Këpucën e Artë”

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 16 April 2019

Pierre-Emerick Aubameyang ka vendosur që të kapë Sergio Aguero dhe Mohamed Salah (nga 19 gola) në garën për “Këpucën e Artë” të Premier League, pas golit të tij oportunist ndaj Watford. Ish-sulmuesi i Borussia Dortmund ka grumbulluar 18 gola në kampionatin anglez, për momentin, në këtë sezon.

Ai thotë se mund t’i rivalizojë golashënuesit e Manchester City dhe Liverpool, pavarësisht ndeshjeve që po mbarojnë: “Po, pse jo, ndihem i sigurt. Gara po vazhdon, edhe pse e di që është një betejë e ashpër. Jam i bindur të vazhdoj të shënoj dhe të synoj “Këpucën e Artë”. Gjithkush e di se më pëlqen të luaj me Lacazette, sepse kemi një mirëkuptim të madh në fushë.

Ndonjëherë, njëri luan, tjetri është në stol. Trajneri vendos, por gjithsekush duhet të luftojë për ekipin. Ju e dini se më pëlqen të luaj me dy sulmues, por nuk dua ta them me forcë këtë, sepse ndoshta trajneri zemërohet”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera