Njeriu më i pasur në botë e krahason Kosovën me Krimenë e Donbasin

Autori: Gazeta inFokus
23:32 | 03 October 2022
Njeriu më i pasur në botë dhe njëri ndër figurat më me ndikim të shekullit njëzetenjë, Elon Musk, e ka përmendur rastin e pavarësisë së Kosovës kur ka folur për krahinat ukrainase të Donbasit dhe Krimesë.
Ai e ka hapur një anketë në llogarinë e tij në Twitter duke propozuar që të mbahet një referendum se me kë duan që të jenë këto dy territore, me Ukrainën apo Rusinë.
“Le ta provojmë këtë: vullneti i njerëzve që jetojnë në Donbas dhe Krime duhet të vendosë se a janë pjesë e Rusisë apo Ukrainës”, ka shkruar ai.
I pyetur nga një ndjekës se a po tenton ta legjitimojë pseudorefendumin që ndodhi nën kushte persekutimi, tortura dhe ekzekutime, Elon Musk sugjeroi që të votimi të zhvillohet nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara.
Më pas ai e ka sugjeruar një qasje të ngjashme për këto territore siç ishte bërë me Kosovën, por pa e elaboruar më qartë se çfarë donte të thoshte me këtë.
“Ndoshta një qasje të ngjashme si me Kosovën?” ka shkruar Musk dhe ia ka bashkëngjitur artikullin e Britannica për Kosovën.

Të tjera
-
Gjini: Kurti ka zënë peng Kuvendin e Qeverinë
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, kandidimin e Albulena Haxhiut nga Lëvizja...
-
“Turp – Albin Kurti nuk po dallon prej Jack Smith – është në mbështetje të Speciales”, Behrami i ashpër pasi Kurti përmendi Thaçin e Veselin
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, deklaroi në Pressing në T7 se kryeministri ...
-
Nesër temperaturat deri në 35 gradë Celsius
Të enjten pritet të mbajë moti me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi...
-
Gruda: PDK-ja ka bërë kompromis, mbështet kandidat të pushtetit që s’ka qenë ministër në Qeverinë Kurti
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, në “Click” të RTV2...
-
Kurti: Unë kam qef me hapë e me mbyllë derën, i kemi votat për ta bërë qeverinë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se i ka votat për të bërë qeveri...
-
Qe 5 vjet janë në burg, Kurti i sulmon Hashim Thaçin e Kadri Veselin: PDK i ka dy kryetarë në Hagë, atje shkojnë për konsultim
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në Tëvë 1 se nuk bëjn...
-
Mundësia për koalicion me PDK-në, Kurti: Nuk është reformuar, PDK i ka 5 kryetarë, prandaj Hoxhaj e Lladrovci folën ashtu
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një intervistë në Tëvë1, ka folur për...
-
Kurti: Nuk po e votojmë Albulena Haxhiun për mbretëreshë por për kryekuvendare, ta provojmë votimin e fshehtë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur rreth konstituimit të Kuvendit t...
-
Kancelari gjerman refuzoi të valëvis flamurin e ylberit: Bundestagu nuk është një tendë cirku
Kancelari gjerman, Friedrich Merz është kritikuar ashpër nga partitë e majta ...
-
Ngërçi në kuvend, Kurti: I kemi pak më shumë se tri javë kohë, ne kemi lëvizur por s’ka lëvizje nga partitë tjera
Kryeministri në detyre Albin Kurti ka thënë se partia e tij ka lëvizur sa i p...
-
Ndërtimi i urave në veri: Kosova vepron, Serbia proteston – ndërkombëtarët të rezervuar
Dy gurthemeli u vendosën më 1 korrik, në veri dhe jug të Republikës së Kosovë...
-
Refuzimi i presidentit: Haga s’e do Thaçin, nuk ia ndan akuzat
Tre anëtarë të ekipit mbrojtës nga gjykimi për krime lufte e krime kundër nje...