Lajme

Murati akuzon opozitën se po e pengon integrimin e Kosovës në SEPA

Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 02 July 2025

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka akuzuar opozitën se po e pengon anëtarësimin e Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), për shkak se ka dërguar në Kushtetuese Ligjin për Shërbimet e Pagesave

Sipas Muratit opozitës “pos Kuvendit po bllokon edhe integrimin e Kosovës në këto mekanizma.

“Aktiviteti bllokues i opozitës nuk ka filluar vetëm tash me bllokimin e konstituimit të Kuvendit.  Për shembull, opozita e ka bllokuar edhe integrimin e Kosovës në SEPA, duke dërguar në Gjykatë Kushtetuese ligjin për Shërbimet e Pagesave, ligj i cili është transpozim i direktivës së BE-së dhe njëkohësisht parakusht për integrim në SEPA

-Advertisement-

“SEPA është sistemi evropian i pagesave që mundëson transferta ndërkombëtare të parave me kosto minimale. Rreth 50 milionë euro tarifa në vit do të kursenin bizneset dhe diaspora jonë, nëse do të anëtarësoheshim në SEPA. A mos vallë edhe për këtë i ka fajet Albin Kurti” , ka thënë Murati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Udhëtoni drejt Berlinit me PrishtinaTicket me çmime speciale!
-Advertisement-

Të tjera