Fokus

Njëri nga të akuzuarit për sulmin në Banjskë deklarohet i pafajshëm

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 09 October 2024

Tashmë ka nisur seanca fillestare ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Seanca ka nisur me deklarimin e tre të akuzuarve që u arrestuan në shtator të vitit të kaluar, shkruan Gazeta Infokus.

Dy prej tyre, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq nuk pranuan të deklarohen në lidhje me fajësinë në këtë fazë të procedurës.

-Advertisement-

Ndërsa i akuzuari i tretë, Dushan Maksimoviq u deklarua i pafajshëm duke thënë se nuk është i përfshirë në sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023 në Zveçan.

“E di që shumica në këtë sallë mendojnë se jam fajtor, mirëpo unë nuk jam i perfshirë në këtë rast dhe deklarohem i pafajshëm”, ka thënë Maksimoviq në seancën fillestare.

Sulmi terrorist ishte organizuar nga një grup serbësh, ku organizator dhe pjesëmarrës ishte ish-nënkryetari i Listës serbe, Milan Radoiçiq.

Vetë Radoiçiq, përmes avokatit të tij kishte pranuar se ishte organizator dhe pjesëmarrës në sulm.

Deri tani, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 45 personave, ndërkaq ata akuzohen për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpëlarje e parave”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera