Sport

Një tjetër transferim nga Gjilani

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 20 July 2018

Skuadra e Gjilanit ka vazhduar me përforcime para fillimit të garave.

Pasi iu larguan shumica e lojtarëve titullar, gjilanasit ia kanë mësyrë tregut të Shqipërisë. Kësisoj gjilanasit kanë bërë edhe një transferim të radhës.

Transferimi i radhës i bardh e kuqve është sulmuesi shqiptar Vilfor Hysa.

-Advertisement-

Hysa së fundmi ishte pjesë e kampionatit të Maltës, tek skuadra e Lija Athletic. Ndërkohë gjatë karrierës së tij, Hysa ka luajtur edhe për skuadra të njohura në Shqipëri si Kukësi, Tirana, Flamurtari, Vllaznia e Shkodrës, Teuta e Durrësit, Kamza dhe Kastrioti.

28-vjeçari me Tiranën dhe Kukësin ka pasur paraqitje edhe në garat ndërkombëtare.

Ai ishte edhe pjesë e Kombëtares së Shqipërisë deri në moshën 21 vjeçare

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera