Tragjedia nga përmbytjet, Gërvalla kërkon të ndahen 200 mijë euro për solidarizim me Bosnjën
Autori: Gazeta inFokus
12:47 | 09 October 2024
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, ka kërkuar nga Qeveria që të ndahen 200 mijë euro për t’u solidarizuar me Bosnje dhe Hercegonivnën, pas përmbytjeve ku si pasojë humbën jetën së paku 19 persona.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Gërvalla ka thënë se po qe se nuk ka kundërshtim, do ta nisin kërkesën zyrtare për këtë çështje.
“Të marrim mendimin tuaj për një kërkesë që do ta kemi për solidarizim me Bosnjën. Do të kërkoja solidaritetin tuaj me një shumë prej 200.000 eurosh. Nëse nuk ka kundërshtim këtu, atëherë kryeministër do të dërgonim kërkesën zyrtare”, ka thënë Gërvalla.
Lidhur me këtë, kryeministri, Albin Kurti, tha se duhet një mbledhje tjetër për t’u përgatitur vendimi.
Në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që goditën Bosnje e Hercegovinën në natën mes të enjtes dhe të premtes, kanë humbur jetën të paktën 19 njerëz, nga të cilët 16 në jug të shtetit dhe tre në Bosnjën Qendrore.
Sipas të dhënave të Kantonit të Hercegovinës-Neretvë, ende po kërkohen nëntë persona të zhdukur nga përmbytjet.
Instituti Federal Hidrometeorologjik (FHMZ) ka lëshuar një paralajmërim më 7 tetor për shkak të reshjeve të mëdha të shiut që priten në pjesën më të madhe në jug të shtetit, si dhe në Bosnjën Qendrore të mërkurën, më 9 tetor, gjatë natës dhe orëve të mëngjesit.

T� tjera
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...





























