Lajme

Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, 37 persona të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 23 August 2026

Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë ka goditur Japoninë lindore, përfshirë zonën e Tokios, të dielën në mëngjes.

Sipas autoriteteve, të paktën 37 persona janë lënduar, shumica e tyre kanë pësuar lëndime të lehta pasi janë rrëzuar ose janë përplasur me gjatë lëkundjeve.

Epiqendra ishte në prefekturën Ibaraki, në një thellësi prej rreth 70 kilometrash. Tërmeti shkaktoi edhe vonesa në disa linja trenash, ndërsa nuk kishte rrezik për cunami.

-Advertisement-

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm për rreth një javë, për shkak të mundësisë së lëkundjeve të tjera.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy