Lajme

Një stuhi e rrezikshme i afrohet SHBA-së, shpallet gjendja e jashtëzakonshme (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 05 September 2017

Uragani Irma është shndërruar në një stuhi të kategorisë së pestë, duke u konsideruar mga sinoptikanët si një stuhi “jashtëzakonisht e rrezikshme”, me erëra që arrijnë deri në 220 kilometra në orë.

Florida, Porto Riko dhe Ishujt e Virgjër të Shteteve të Bashkuara kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe shtetet e tjera janë paralajmëruar se mund të preken gjithashtu  nga  moti ekstrem.

Ekspertët e motit thanë se stuhia duket të jetë më e fortë që nga stuhia ‘Felix’ në vitin 2007, një nga stuhitë e kategorisë së pestë që ka goditur SHBA-në.

Vitin e kaluar, Uragani Mateu, një tjetër stuhi e kategorisë së pesë ka shkaktuar dëme të mëdha në Ishujt Karaibe, duke vrarë më shumë se 500 persona vetëm në Haiti

-Advertisement-

Uragani ‘Irma’ ka lëshuar erëra deri në 220km / h dhe ka gjasa të forcohet në 48 orët e ardhshme, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve në Shtetet e Bashkuara (NHC).

Ai pritet të godasë Ishujt Leeward, duke shkaktuar stuhi, erëra të rrezikshme për jetën dhe shira të rrëmbyer.

Ky uragan  vjen ndërkohë pasi banorët në Teksas dhe Luiziana janë të shkatërruar nga efektet e Uragani ‘Harvey’, i cili solli përmbytje të rënda duke shkatërruar mijëra shtëpi.

Megjithatë, NHC-ja paralajmëroi se ishte tepër herët për të parashikuar rrugën e saktë që do të ndjekë “Irma” efektet në SHBA-në kontinentale.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera