Lajme

Një rus arrestohet në Tiranë për terrorizëm

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 12 July 2019

Policia e Shtetit në Shqipëri në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese partnere dhe ato të inteligjencës, ka vënë në pranga një 34-vjeçar rus të kërkuar për terrorizëm.

I arrestuari që do të ekstradohet drejt Rusisë është identifikuar si R. M., lindur dhe banues në Norilsk të Rusisë.

Ky shtetas kishte shkuar si emigrant i paligjshëm në Shqipëri dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”.

-Advertisement-

Në Qershor të vitit 2013 i njëjti është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar Shtetit Islamik (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera