Lajme

Një qytetar prangoset pasi kanosi policët në autostradën “Ibrahim Rugova”

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 21 Tetor 2026

Një person është arrestuar të martën në autostradën “Ibrahim Rugova”, pasi dyshohet se ka kanosur dy zyrtarë policorë, të cilët e kishin ndaluar për kundërvajtje në trafik.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur rreth orës 10:10, kur dy zyrtarë policorë me rroba civile kanë ndaluar të dyshuarin dhe i janë prezantuar si pjesëtarë të Policisë.

Megjithatë, i dyshuari dyshohet se ka shfaqur sjellje arrogante dhe i ka kanosur zyrtarët policorë.

-Advertisement-

I dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy