Një problem i rëndë për Arsenalin, por s’ka lidhje me futbollin
Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 21 December 2017
Nëse Premier League do të përfundonte sot, Arsenali do të mbetej sërish jashtë Champions League. Një problem shumë shqetësues për “topçinjtë” e Londrës, të cilët ndërkohë përballen edhe me një tjetër situatë të pazakontë, që nuk ka aspak lidhje me futbollin: “Emirates Stadium” është i tejmbushur me minj!
Në fakt, nga inspektimet higjieno-sanitare është zbuluar se grupe minjsh janë zbuluar në 4 nivele të ndryshme të impiantit gjigant të pozicionuar në veri të Londrës.
Jashtëqitje të minjve janë gjetur në zona të ndryshme të stadiumit, si për shembull edhe nëpër tuba. Në këtë situatë, përveç pastrimit të jashtëqitjeve, klubi anglez duhet me patjetër të pajisë punonjësit e stadiumit me pishtarë, për të kontrolluar në çdo vrimë.
Thuhet se, një kontribut të mirë në këtë situatë të pazakontë mund të ketë dhënë edhe fakti që stadiumi gjendet shumë pranë linjës hekurudhore “East Coast Main Line”.
Për këtë çështje ka folur edhe një zëdhënës i klubit ishullor.
“Shëndeti dhe siguria e tifozëve tanë janë gjithnjë prioriteti ynë kryesor, ndaj kemi mbetur shumë të zhgënjyer kur mësuam këto mangësi në impiant gjatë muajit tetor të vitit 2016. Pasi morëm raportin kemi implementuar urgjentisht një seri masash për të përballur këtë problem. Kemi besim te hapat që kemi ndërmarrë gjatë këtij viti, e do të vazhdojmë të punojmë së bashku me ekspertë të jashtëm për të garantuar se po ndërmarrim pikërisht veprimet e duhura”, tha zëdhënësi i “topçinjve”.
Të tjera
-
Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë
Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore....
-
“Në rastin e Banjskës spitali i Mitrovicës s’kishte as penjë” – Deputetja Rrezarta Krasniqi me kritika të forta për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar m...
-
Virusi i ri kinez mbërrin Shqipëri? – Mjekët thonë se ende nuk ka raste të konfirmuara
Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë d...
-
Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrạsjet në qytetin e Cetinjes
Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sig...
-
Hetimi për sụlmin në Ibër-Lepenc, Verma: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sụlmuesit, që ata të japin llogari
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...