Një polic i Kosovës denohet me një vit burgim, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus
12:09 | 12 October 2022
Nexhmedin Grajqevci është dënuar me një vit burgim efektiv për veprën penale lëndim i rëndë trupor, ndërkaq ndaj të akuzuarit Skënder Nasufit janë refuzuar akuzat për veprën penale lëndim i rëndë trupor dhe keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës.
Shpallja e aktgjykimit ndaj të akuzuarve është bërë të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga gjykatësja Donika Shala-Avdyli
Sipas aktgjykimit për të akuzuarit Grajqevci dhe Nasufi është refuzuar vepra penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës”, me arsyetimin se kjo vepër penale ka arritur parashkrimin absolut të ndjekjes penale.
Ndërkaq për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, ndaj të akuzuarit Garajqevci është shqiptuar dënim me burgim efektiv prej një viti.
Ndërsa për veprën e njëjtë penale ndaj të akuzuarit Nasufi është refuzuar akuza për shkak të tërheqjes së prokurores nga ndjekja penale.
Gjithashtu i akuzuari Grajqevci obligohet që në emër të paushallit gjyqësorë të paguaj shumën prej 30 euro, si dhe 30 euro për fondin e kompensimit të viktimave të krimit.
Sipas gjykatëses Shala-Avdyli palët e pakënaqura kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë në ankesë në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit.
Sipas aktakuzës së ngritur më 13 mars 2015, të pandehurit Skënder Nasufi dhe Nexhmedin Grajqevci thuhet se më 21 nëntor 2012, në lagjen “Dardania” në parkingun e restorantit “Villa Natyra” në Prishtinë, në bashkëkryerje, gjatë arrestimit të tani të dëmtuarit B.K, sipas planit operativ të zhvilluar nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Policia e Kosovës, gjatë ushtrimit të detyrës kanë tejkaluara autorizimet, duke keqtrajtuar të dëmtuarin.
Sipas prokurorisë, të pandehurit ngarkoheshin se kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës”.
Në dispozitivin e dytë të aktakuzës thuhet se Nasufi dhe Grajqevci në kohën dhe vendin e lartcekur, gjatë arrestimit të tani dëmtuarit B.K sipas planit operativ të zhvilluar nga IPK-ja dhe Policia e Kosovës, i kanë shkaktuar të dëmtuarit lëndime të rënda trupore dhe atë thyerje të gjurit të këmbës së majtë.
Me këtë, ngarkoheshin se kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. /BetimipërDrejtësi

Të tjera
-
“Ma kanë ngjit për fyti”, flet burri që u sul*mua nga policët në Klinë
Driton Krasniqi, burri i cili është keqtrajtuar nga tre zyrtarë policorë në K...
-
Hasani: Mënyra e sjelljes së Kurtit ndaj partive të tjera është shantazh
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka drejtuar kritika të ash...
-
Situata me fla*kët në Shqipëri, 26 vatra zja*rri në 24 orë, neutralizohen të gjitha
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar 26 vatra zjarri, të c...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë veror. Mëngjesi në ...
-
Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka njoftuar se me 1 korrik 2025, në orën 09:00, në Zubin Po...
-
Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE mbetet një përparësi strategjike e Shqipërisë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndër...
-
Dhu*na në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it, Barduani: Presim që përgjegjësit të sillen para drejtësisë
Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka theksuar se...
-
Mexhiti pret Albin Kurtin në Shkup: Biseduam për rrugën evropiane të RMV-së dhe Kosovës
Zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti sot ka mirëpritur kryem...
-
Situatë apokaliptike nga zja*rret në Turqi, evakuohen mbi 50 mijë persona
Më shumë se 50,000 qytetarë janë detyruar të braktisin banesat e tyre si ...
-
“Kërkoj eshtrat e babit tim” – 12-vjeçarja nga Skenderaji nuk ndalet së qaruri, u këndon të pagjeturve të luftës
Me zërin që i dridhet nga dhimbja dhe lotët që nuk i ndalen, Leona Rexhepi nj...
-
Jehona Lushaku ia numëron dështimet Albin Kurtit: S’ia falim
Deputetja e betuar e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu në emisionin “DPT te Fidan...
-
Hamza prezanton kandidaturën e Arian Tahirit për Mitrovicën, e quan “kryetari i ardhshëm”
Bedri Hamza ka prezantuar Arian Tahirin si kandidat të PDK-së, për kryetar të...