Sport

Një pikë që vlen shumë, sa milionë euro fiton FSHF-ja nga kualifikimi i Kombëtares në Euro 2024

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 16 November 2023

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër në 18:00 kundër Moldavisë në transfertë, për grupin E të Euro 2024.

Nëse Kombëtarja do të kualifikohet në “Gjermani 2024”, kjo do t’i sillte Federatës Shqiptare të Futbollit 9.25 milionë euro, shifër kjo që do jetë e njëjtë për 24 ekipet pjesëmarrëse në këtë event.

Veç kësaj shume, UEFA akordon edhe bonese prej 1.5 milionë euro për çdo fitore dhe 750 mijë euro për çdo barazim.

-Advertisement-

Nëse tanët kalojnë grupin e fazës finale, një bonus shtesë prej 2 milionë eurosh do kalonte në arkat e FSHF-së.

Veç saj, bonus prej 5 milionë eurosh do kishte edhe për secilin ekip që mbërrin në fazën gjysmëfinale. Mesa duket pika në Moldavi që do zyrtarizonte kalimin për në “Gjermani 2024” është shumë e rëndësishme për futbollin në vend.

Etiketa:
Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy