Lajme

Një person godet me veturë mbesën e tij të mitur në Kaçanik

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 26 April 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Dubravë të Kaçanikut një person ka goditur me veturë nga pakujdesia mbesën e tij të mitur, shkruan Gazeta Infokus.

Rasti ka ndodhur gjatë të hënës rreth orës 15:05 e ku thuhet se e mitura është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

“Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera