Një përpjekje e re për marrëveshje përfundimtare, këshilltarët e Scholz dhe Macron vizitojnë Kosovën në janar
Autori: Gazeta inFokus 23:12 | 28 December 2022
Këshilltari i kancelarit gjerman, Olaf Scholz, Jens Plettner dhe ai i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Emmanuel Beaune, do të qëndrojnë në Prishtinë në muajin janar.
Këtë gjë e ka konfirmuar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se atyre do t’u bashkohet edhe emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
“Po, besoj që në pjesën e parë të janarit do të vinë në Kosovë. Besoj që në atë takim do t’iu bashkohet edhe emisari i ShBA-së”, ka deklaruar ajo.
Qëllimi i vizitës së tyre, ka konfirmuar presidentja, është intensifikimi i dialogut dhe arritja e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.
Duke komentuar kërkesat e Serbisë për Asociacion, Osmani ka thënë se faktorët ndërkombëtarë nuk i kanë kërkuar Kosovës që të dalë jashtë kushtetutës.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka folur sot për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbë të cilin po e kërkon Serbia.
Ajo ka theksuar se komunat mund të bashkohen me njëra-tjetrën në formë të OJQ-së.
“Për asociacionin ka një nen në këtë dokumentin e vitit 2015 që kërkon që patjetër të kalojë nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe ajo është si një lloj parakushti për vetë-zbatimin e saj. Pra duke respektuar vendimin e Kushtetueses ne po e respektojmë edhe vetë marrëveshjen”, ka deklaruar ajo në Klan Kosova.
“Asociacioni siç e dini është i paraparë si një mundësi edhe në ligjet aktuale të Republikës së Kosovës edhe fare pa i ndryshuar – ato që janë miratuar para një dekade. Parashohin që komunat mund të bashkohen me njëra tjetrën në formë OJQ-së ku ato pastaj lobojnë për më shumë të drejta tek niveli qendror”.
Sipas saj, asociacioni nuk mund të jetë një-etnik dhe nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive.
“Që është krejt normale sepse të njëjtën e bën Asociacioni i Komunave të Kosovës tani. Ama Gjykata Kushtetuese e ka sqaruar se kur bashkohen komunat në asociacione, nuk mund të jenë një-etnike, nuk mund të kenë kompetenca ekzekutive sepse Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon një gjë të tillë”, ka thënë Presidentja Osmani për televizionin.
Të tjera
-
Haradinaj në Prizren, viziton fabrikën që eksporton jashtë vendit: Ky është shembull suksesi i krijuar me djersë, e Kryeministri kënaqet me “Petët e Atiqit”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizi...
-
Nis takimi mes Kurtit dhe Krasniqit
Albin Kurti dhe Memli Krasniqi kanë nisur takimin dy palësh. Kreu i PDK’së...
-
Haziri: Pas 16 majit, Kosova politikisht nuk do të jetë më e njëjtë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se “Kosova politikisht nuk është...
-
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Malishevë
Pasditen e së hënës ka ndodhur një tërmet në zonën e Malishevës. Siç rapor...
-
Nënsekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike në ShBA do të vizitojë Kosovën
Nënsekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike në Departamentin Amerikan e S...
-
Bislimi takohet në Budapest me kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të Hungarisë, flasin për objektivat e Kosovës për integrim
Vizita zyrtare në Budapest e zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evrop...
-
Qeveria konfirmon se Kurti të enjten është në Mal të Zi për Samitin me liderët rajonalë dhe të BE-së
Qeveria ka konfirmuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjes...
-
Kryeministri Kurti: Mbi 1.4 milionë banor residentë janë regjistruar deri më tani, një përqindje e lartë edhe e serbëve
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se deri tani janë regjistruar mbi 1...
-
Vrasja në ‘Bon Vivant’, Andi Pajazitit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj
Andi Pajazitit i cili njihet me nofkën “Italiani”, i është vazhduar masa e pa...
-
Raportohet se Patriarkut Porfirije i është ndaluar hyrja në Kosovë në pikëkalimin e Merdares
Siç shkruajnë mediat në Beograd, autoritetet e Kosovës sot në Merdare nuk ia ...
-
Presidentja me thirrje ndaj qytetarëve: Ju lutem regjistrohuni, përcaktohen të dhëna të rëndësishme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka lutur qytetarët e Kosovës dhe ata në ...
-
Tejkaluan në vijë të plotë, Policia në Gjilan ua konfiskon patentë shoferët për tre muaj
Policia e Kosovës në Gjilan ka gjobitur dy shoferë të cilët kanë shkelur rreg...