Lajme

Një nga planifikuesit për sulm në koncertin e Taylor Swiftit raportohet se është me origjinë shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 08 August 2024

Xhihadisti 19-vjeçar i cili u arrestua të mërkurën në Austri me akuzën e përgatitjes së një sulmi terrorist në një nga tre koncertet që Taylor Swift do të luante sot, nesër dhe të shtunën në vend është nga Maqedonia e Veriut.

Sipas faqes së internetit Puls24, familja e 19-vjeçarit ishte shpërngulur nga Vjena në qytetin e Ternitz, ku u bë arrestimi. Sipas të njëjtit burim, familja e 19-vjeçarit, kanë nënshtetësi austriake, por janë me origjinën nga Maqedonia e Veriut dhe i kanë rrënjët në Shqipëri. Siç u theksua, në fakt, xhihadisti që kreu një sulm terrorist në Vjenë më 2 nëntor 2020, ishte me origjinë nga Maqedonia e Veriut, duke rezultuar në katër të vdekur dhe 23 të plagosur . Sipas informacioneve, 19-vjeçari së fundmi mund të jetë ndikuar nga fqinjët e tij ekstremistë, ku papritur një ditë u shfaq me mjekër si talebanët.

Sipas të njëjtave dëshmi, ata kishin parë edhe një grua me burka në banesën e 19-vjeçarit.

-Advertisement-

Mediat austriake raportojnë gjithashtu se 19-vjeçari punonte në një laborator dhe dyshohet se vidhte kimikate që mund të përdoreshin për të bërë eksplozivë. Kimikatet e tilla janë gjetur në shtëpinë e 19-vjeçarit dhe janë duke u ekzaminuar. Përveç 19-vjeçarit, autoritetet austriake, të cilat, sipas Bild, u informuan për goditjen e planifikuar nga një shërbim sekret i huaj, ku arrestuan dy 17-vjeçarë si të dyshuar për të njëjtin sulm të planifikuar.

Megjithatë, media austriake Kurier raporton se për të njëjtin rast janë në kërkim edhe dy persona të tjerë dhe për këtë arsye është vendosur që të anulohen të gjitha koncertet e Swift në Austri. Gazeta gjermane raporton gjithashtu se shërbimi sekret i një vendi tjetër kishte gjetur një video të njërit prej të dyshuarve në të cilën ai deklaronte besnikërinë e tij ndaj Shtetit Islamik, si ato që zakonisht pasojnë një sulm terrorist si provë për marrjen e përgjegjësisë nga ISIS./TCH

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera