Një muaj paraburgim për personin që shkaktoi aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”
Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 19 July 2021
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 15.07.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 15.08.2021, ndaj të pandehurit I.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale rrezikimi i trafikut publik.
“Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit I.G., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:
-Më datën 15 korrik, në orët e pasdites në autostradën “Ibrahim Rugova” në pjesën Suharekë – Prizren, i pandehuri I.G., duke drejtuar automjetin e tij, në kundërshtim me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, duke mos e përshtatur shpejtësinë ndaj kushteve dhe rrethanave të rrugës, i pandehuri I.G., e humb kontrollin e automjetit të tij duke e goditur automjetin e të dëmtuarit, M.N., ku përveç dëmeve material, i dëmtuari pëson lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftim.
Andaj, duke i marrë parasysh faktet e lartcekura të cilat e arsyetojnë dyshimin e bazuar se i njëjti e ka kryer veprën penale të lartcekur, gjykata vlerëson se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit sepse duke pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, faktin se kemi të bëjmë me pasoja të rënda ku i dëmtuari M.N., është në gjendje të rëndë shëndetësore, gjendja e të cilit është në rrezik në jetë dhe është në trajtim intensiv pran QKUK-së, në Prishtinë.
Nga të lartë cekurat me lënien në liri të pandehurit do të ndikonte negativisht në ambientin ku jeton i pandehuri si dhe më gjerë, ashtu që caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm për rrjedhën normale të kësaj procedure penale.
Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...