Lajme

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm seksual ndaj të miturës

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 14 December 2022

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur një muaj paraburgim ndaj A.K. për shkak se dyshohet që e ka sulmuar fizikisht një të mitur.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se vendosja e paraburgimit është pasi ekziston rreziku që i dyshuari të përsërit veprën e njëjtë penale.

“Gjykata ka marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ku dyshohet se është kryer ndaj viktimës e cila është e mitur dhe me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku që i njëjti do të asgjësojë, fshehë, ndryshojë apo edhe të falsifikojë provat e veprës penale, ndikimit në të dëmtuarën dhe në dëshmitarë andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandaloj të njëjtin në përsëritjen e veprës penale. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera